Kanë qenë të shumtë mediat të cilat gjatë ditës së sotme kanë dhënë fakt të kryer kalimin e Cristiano Ronaldos tek Juventus, por është e besueshmja Sky Sport Italia që hedh një hap pëprara duke treguar se çfarë saktësisht po ndodh me këtë çështje.
Sipas Sky Sport Italia, nuk ka negociata ndërmjet Real Madridit dhe Juventus për Ronaldon, ndonëse klubi Italian mund të jetë një opsion për Portugezin nëse ky i fundit vendos të largohet nga klubi Madrilen.
Është përfolur për një ofertë prej 100 milion eurosh nga Juventus në drejtim të Real Madridit, me kampionët e Serie A që i ofrojnë Portugezit një kontratë 4 vjeçare me vlerë 120 milion euro, ku Cristiano do të përfitonte 30 milion euro në vit.
Sidoqoftë, duket sikur për momentin nuk ka diçka konkrete ndërmjet klubeve dhe e gjitha mbetet një hipotezë e krijuar nga mediat Spanjolle, të indikuara edhe nga një shkrim i të përditshmes Tuttosport që është shumë e afërt me Juventus.
Sky Sport Italia poashtu shkruan që Ronaldos i pëlqen Juventus, veçanërisht pas ovacionit në Juventus Stadium pas supergolit të shënuar në kuadër të çerekfinales së Championsit sezonin e shkuar dhe është vet Portugezi ai i cili ka ftuar klubin Italian të bëje një ofertë për të.
Por se çfarë do të ndodhë më pas, mbetet të shihet ditëve në vijim.
Një gjë është e sigurtë; Real Madridi nuk është një klub me të cilin mund të negociosh dhe aq më tepër kur bëhet fjalë për yllin e galaksisë së tij.
Përveç tjerash, është e vështirë të mendohet që Real Madridi mund të përforcoje një rival direkt për Championsin..