Kampioni aktual i Italisë, Juventusi edhe përkundër faktit që e deshiron CR7 në radhet e veta nuk ka fuqi ekonomike të realizojë një transferim të tillë i cili kap shifrën e 300 milionë eurove përfshirë këtu edhe pagën e lartë që kërkon vetë lojtari portugez.
Problemi kryesor siç tregojnë mediet italiane është paga e lartë prej 40 milionë eurosh që e kërkon portugezi, e cila nëse krahasohet me pagën më të lartë që një lojtar ka te Juventusi del të jetë për 32.5 milionë euro më e shtrenjtë.
Pagën me të lartë të Juventusi aktualisht e kanë Dybala dhe Higuain me nga 7.5 milionë euro në sezon.
Ky ndryshim i madh në sistemin e pagave i pamundëson ‘Zonjës se Vjetër’ realizimin e një transferimi të tillë.
Gjatë ditës se djeshmje ishte gazeta italiane Tuttosport ajo e cila raportoi se Juventusi do të jetë destinacioni i ardhshëm i CR7.
Portugezi pas triumfit në finalen e fundit të Champions Leagues ndaj Liverpoolit u shpreh se ishte bukur të jesh pjesë e Real Madridit, duke aluduar kështu në një largim nga Santiago Bernabeu në këtë merkato verore.