Sipas asaj që ka informuar televizioni kombëtar Spanjoll TVE para pak minutash, Real Madridi i ka ofruar PSG një ofertë të parezistueshme dhe të padëgjuar ndonjëherë më parë në historinë e futbollit: 310 milion euro.
Real Madridi dëshiron t’a marë në skuadër që në këtë verë ndonëse ai ka një kontratë deri në vitin 2022 me Paris Saint-Germain. Sipas informacionit nga burimi i cituar, klubi Madrilen nuk ka marë përgjigje konkrete nga Parizienët. Për t’a thënë troç, negociatat do të konvertonin transferimin më të shtrenjtë të të gjitha kohërave, duke tejkaluar 222 milion eurot e paguara nga PSG-ja e Al Khelaifi për të ‘rrëmbyer’ Neymar nga Barcelona.
Lojtari Brazilian do të firmoste për 7 sezone, duke përfituar 45 milion euro në vit. Neymar aktualisht ndodhet me kombëtaren në Rusi, ku gjatë ditës së sotme ka qenë vendimtar në kualifikimin e Brazilit në çerekfinale të botërorit. Me datë 6 Korrik do të përballet me Belgjikën për një vend në gjysmëfinale.