Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi janë dy lojtarët që e kanë fituar Topin e Artë që nga viti 2008. Por, trofeu që ka mbetur në muzeun e njërit apo tjetrit për vite me rradhë tashmë, mund të ketë një tjetër histori. Eleminimi i hershëm i të dyve nga Botërori dhe ecuria e tyre e dobët hap listën e kandidatëve dhe shpresën që për të parën herë pas 10 vitesh mund të kemi një tjetër fitues të Topit të Artë.
Janë larguar nga Rusia në të njëjtën ditë me dallim nga orët dhe me një ndjenjë të ngjajshme, mungesë lidershipi. Kombëtaret e tyre kishin nevojë për ta dhe dy lojtarët më të mirë në botë nuk u shfaqën. Ata humbën shansin e fundit për t’u futur në Olimpin e kampionëve botëror. Qatari do i shohë ata të kenë mbushur 37 (Cristiano) dhe 35 vjeç (Messi) respektivisht, një moshë në të cilën mund të luajnë por që nuk do të mund të dominojnë ashtu siç kanë bërë tani.
Një e Diel e errët në Rusi. Asnjëri prej të dyve nuk kanë qenë në nivelin e kompeticionit dhe kandidaturat e tyre për Topin e Artë mbesin shumë prapa. Për të parën herë në disa vite kemi një opsion real për të ndryshuar fituesin e çmimit më të madh individual Dhe në këtë listë futen Mbappe, Neymar, ose edhe Modric nëse shkon deri në fund të kompeticionit. Mjafton vetëm njëri prej tyre të ketë momentin dhe t’a shfrytëzoje atë.
Edhe pse mbaruan sezonin me tituj të vlefshëm në klubet e tyre (La Liga dhe Copa Del Rey, Championsi nga Cristiano), por një Botëror i keq prish gjithçka. Dy nga lojtarët më të mëdhenjë të të gjitha kohërave shohin për të parën herë rrezikun se dikush mund t’ua marë nga duart atë që askush nuk e mendonte: Topin e Artë.