Casilla, Achraf, Vallejo, Marcos Llorente, Ceballos, Kovacic, Borja Mayoral, Bale & Cristiano janë 9 nga 25 lojtarët Madrilen e ardhmja e të cilëve mbetet ende e paqartë.
Nga porta. Me Real Madridin i cili veçse ka nënshkruar me një portier dhe është gati ta bëjë të njëjtën gjë përseri, Casilla është i vetëdijshëm se pas 3 viteve në klubin Madrilen e ardhmja e tij është larg Santiago Bernabeut, njofton AS. Kryesia Madrilen për shkak të sjellës së mirë do ta ndihmojë Casillan gjatë largimit.
Reparti i mbrojtjes
Achraf dhe Vallejo janë dy mbrojtësit e ardhmja e të cilëve nuk është qartësuar ende. E ardhmja e Achrafit lidhet me ardhjen e Odriozolas për të cilin Real Sociedadi kërkon 40 milionë euro. Nëse Madrilenet paguajnë këtë shumë, atëherë Achrafi do të largohet si i huazuar. Dortmundi, Betisi dhe Alavesi janë ekipet e interesuara për kartonin e tij.
Ndërkohë, drejtuesit Madrilen huazimin e shohin si zgjidhjen më të mirë edhe për Jesus Vallejon. Getafe është ekipi i fundit i cili ka ‘trokitur’ në derë për t`i kërkuar shërbimet e mbrojtësit spanjoll.
Mesfusha, tridenti Kovacic, Llorente & Ceballos
Lopetegui nuk ka vendosur ende për të ardhmen e Llorentes, por është vetë lojtari në fjalë ai i cili ka vendosur që të largohet nga kampi Madrilen. Mesfushori me tipare defansive sezonin e kaluar luajti vetëm 1064 minuta me Real Madridin. Alavesi është ekipi i cili deshiron ta rikthejë përseri në rradhet e veta, 23 vjeçarin Llorente.
Real Madridi e transferoi Ceballon nga Betisi për shumën e 16.5 milionë eurove pas performancave që mesfushori spanjoll i zhvilloi në Kampionatin Europian U21, aty ku edhe u shpallë lojtari më i mirë i kompeticionit.
Sezonin e kaluar luajti vetëm 899 minuta. Si klubi ashtu edhe vetë lojtari e dinë se huazimi apo shitja te ndonjë ekip tjetër është alternativa më e mirë. Ekipi prej nga erdhi, Betis, është i interesuar për rikthimin e tij.
Kovacic e tha publikisht se e deshiron largimin nga Real Madridi. Kontrata që e mban atë të lidhur me Real Madridin deri në vitin 2021 dhe klauzola prej 300 milionë eurove e bën më të komplikuar largimin e tij. Roma, Napoli, Inter Milan, Juventus, Manchester United dhe Tottenham Hotspur janë 6 ekipet e interesuara për të.
BCM – ‘patatet’ e nxehta
Mayoral luajti 927 minuta, vetëm Ceballos luajti më pak sezonin e kaluar. Klubi mendon ta huazojë apo shesë te ndonjë klub me të drejtë riblerje. Njëjtë siç bën me Moratan. 3 ekipet spanjolle si Betisi, Levante dhe Getafe janë duke e monitoruar nga afër situatën e sulmuesit Madrilen.
E ardhmja e njeriut i cili shënoi 2 gola në triumfin e fundit të Real Madridit në Champions League varet nga Neymar. Bale edhe përkundër ardhjes e Lopeteguit mund të largohet nga kampi Madrilen. Në hierarkinë e klubit kërkojnë të përfitojnë më shumë se 150 milionë euro nga shitja e tij.
Cristiano është patatja e nxehtë e Real Madridit. Menjëherë pas triumfit në finalen e Champions Leagues, portugezi kishte deklaruar se ishte bukur te jesh pjesë e Real Madridit. Këto fjalë bën që shumë medie të aludonin në largimin e tij nga klubi Madrilen. Ai kërkon një ngritje page që do ta bënte lojtarin më të paguar në botë, ndërkohë Perez i vënë pas Neymarit nuk e ka ndërmend t`ia plotësojë një kerkesë të tillë 5 herë Topit të Artë.