Kane, Quintero, Herrera dhe Alisson janë emrat e 4 lojtarëve të cilat kanë zgjuar interesimin e Real Madridit me përformancat e tyre të treguara gjatë 3 ndeshjeve të para në fazën e grupeve të këtij Kampionati Botëror.
Kane është 24 vjeçar e tashmë kapiten i Anglisë. Sulmuesi në fjalë ka shënuar 5 gola në vetëm 180 minuta në këtë Kupë të Botës. Presidenti i Tottenhamit ku edhe luan Kane, Daniel Levy, është një negociator i vështirë dhe për këtë arsye transferimi është vështirë të ndodhë.
Quintero, është senzacioni i këtij kampionati botëror vlerësojnë mediet ndërkombëtare. Krijues dhe gjenerator i hapësirave. Klauzola e lojtarit mund të jetë nga 22 deri në 50 milionë euro.
Bisedimet për transferimin e Alissonit në Real Madrid u zhvilluan përpara fillimit të Kupës se Botës, por tani gjithçka është ngadalësuar. Reali ofron 40 milionë euro për të, kurse Roma kërkon dyfshin, më saktësisht 80 milionë euro. Në kryesinë Madrilene nuk e përjashton opsionin Courtois.
Në Kupën e Botës, Herrera është një nga lojtarët më të shquar të ekipit kombëtar të Meksikës. Ditën e parë ai ishte lojtari më i mirë i skuadrës së tij në ndeshjen kundër Gjermanisë. Lopetegui e njeh mirë që nga koha e tij në Portugali.