Pas ardhjes se Niko Kovac në krye të Bayern Munchen e ardhmja e James Rodriguez duket të jetë larg Allianz Arenas njofton Sky Sports.
Kjo ka shtyrë dy klubet londineze Arsenal dhe Chelsea që të ‘hidhen’ në aksion për të fituar shërbimet e James. Të dyja ekipet e lartëpërmendura dëshirojnë ta sjellin mesfushorin kolumbian në radhet e veta në menyrë që ky i fundit t`i ndihmojë në rrugëtimin e tyre për tu rikthyer në Champions League.
Përveç këtyre dy ekipeve, destinacioni i mundshëm për James mund të jetë edhe Real Madridi. Por te këta të fundit, James do të përballej me një konkurrencë të fortë në mesfushë, pozitë kjo ku luajnë lojtarë si Kroos, Modric, Casemiro, Isco dhe Asensio.