Zinedine Zidane pas largimit nga Real Madridi i kishte propozuar Perezit që pasardhës i tij në krye të klubit Madrilen të jetë bashkombasi i tij Laurent Blanc.
Drejtuesit e Real Madridit u takuan me trajnerin Blanc nëpërmjet një emisar në një restorant në Madrid një ditë para formalizimit të marrëveshjes me trajnerin e ri, Julen Lopetegui.
Qëllimi i takimit ishte mbyllja e një marrëveshje sa më shpejt që jetë e mundur, siç ndodhi me Julen. Megjithatë, Blanc, një njeri i parimeve, u shpreh i kënaqur me interesin e klubit Madrilen, por iu bëri me dije këtyre të fundit se është në negociata të plota me Roman Abramoviç për t’u bërë trajner i ri i Chelsea.
Madrilenet të paduruar vendosën për Lopetegui dhe e mbyllën marrëveshjen në disa minuta. Ndërkohë Blanc ndërpreu negociatat me klubin e Londrës, me këta të fundit që zgjodhen Maurizio Sarrin.