Manchester United si në merkatot e kaluara ashtu edhe në këtë merkato ka kërkuar transferimin e Toni Kroosit në Od Trafford. Këtij interesimi iu është kundërpërgjigjur kryesia Madrilene duke ua bërë të qartë homologëve të tyre se nuk e kanë ndërmend ta shesin mesfushorin gjerman.
Madje klubi Madrilen siç njofton AS nuk do ta lejonte largimin e Kroosit nëse ekipet e interesuara për të nuk do ta paguanin klauzolën e tij aktual prej 500 milionë eurove.
Kroos që prej arritjes në Real Madrid ka qenë një startues i padiskutueshëm pavarësisht ndryshimeve të trajnerëve në krye të klubit. Ai sëbashku me Modric dhe Casmieron pritet të luajnë një rol të rëndësishëm edhe nën-urdhërat e trajnerit të ri, Julen Lopetegui raportojnë mediet spanjolle.
Manchester United dhe Real Madridi në vitin 2014-të ishin në garë me njëra-tjetrën për të fituar shërbimet e Toni Kroos, i cili atë kohë luante për Bayern Munchen. Madrilenet ia arritën ta transferojnë gjermanin për shumën e 25 milionë eurove.
28 vjeçari Kroos ka edhe 4 vite kontratë me Real Madridin.