Suso është lojtari i Milanit i cili iu është vetë-ofruar Real Madridit në këtë merkato. Ai këtë gjë e ka bërë nëpërmjet agjentit të tij Alessandro Lucci njofton Marca.
Ky vetë-ofrim i spanjollit vjen pas vendimit të UEFA-s që Milanin të mos ketë të drejtë të luajë në kompeticionet europiane për dy vitet e ardhshme si pasojë e thyerjes se rregullave te Fair Playit financiar.
Alessandro Lucci, agjenti i mesfushorit, i ka ofruar Real Madridit klientin e tij me të kuptuar se ai mund të jetë në dispozicion për një çmim prej 40 milionë eurosh.
Nuk është e qartë nëse Madridi është apo jo i interesuar për të bërë një ofertë, megjithatë emërimi i Julen Lopetegui e bën atë më me shumë gjasa të ndodhë.
Lepetegui kishte punuar më parë me Suso në grupmoshat U19 dhe U20 me Spanjën. Kjo mund të rezultojë si jetësore në vendimmarrjen e ish-trajnerit të Portos.
Megjithatë çdo lëvizje për Suso ka të ngjarë të varet nga largimet e mundshme.
Los Blancos më parë kanë qenë të interesuar. Ishin afër nënshkrimit me të kur ai ishte 16 vjeç, edhe pse ai zgjodhi të kalonte në Anfield në atë moment.
Inter do të jetë konkurrent për të fituar shërbimet e spanjollit, por çmimi prej 40 milionë eurosh zbatohet vetëm për klubet jo-italiane.