Real Madridi vazhdon ndjekjen për Neymar dhe Kaka beson se bashkëkombasi i tij thjesht nuk duhet t’a humbasë mundësinë për një transferim tek gjiganti i La Ligas, nëse kjo është ajo që dëshiron.
Teksa po luftohet me të madhe që ai të vazhdoje në Paris Saint-Germain, prapë se prapë fjalët që ai mund të largohet nga klubi aktual nuk janë diçka e re, të paktën kështu e sheh Ricardo Kaka.
”Është një vendim personal, nëse ai nënshkruan për Realin tani, ndoshta do të thonë që ka shkuar në Paris vetëm për të ndërtuar një urë për të shkuar në Madrid,” u shpreh Kaka për Gazzeta dello Sport.
”Por nëse kjo është ajo që dëshiron, ai duhet t’a bëje dhe të jetë gati për të menaxhuar situatën.”
”Ka gjithmonë shumë presion mbi të. Në Brazil është e jashtëzakonshme, ata flasin për performancat e tij por poashtu edhe për stilin e flokëve dhe çantat që ai mer me vete.”
”Është një lojtar i madh por poashtu një figurë e njohur dhe nuk është e lehtë të menaxhosh diçka të tillë.”
Nëse ai mund të udhëheqë Brazilin drejt triumfit në Rusi, Neymar pa dyshim do të krahasohet me Pelen dhe poashtu me Cristiano Ronaldon e Lionel Messin, por për Kakan ai akoma nuk është në këtë nivel.
”Është akoma herët për të thënë, ai është 26 vjepçar dhe po arrinë në moshë më i maturuar,” shtoi ai.
”Është njëri prej kandidatëve për të fituar Topin e Artë në vitet që vijnë, sepse po rritet vit pas viti. Messi dhe Ronaldo, për shkak të moshës së tyre, do të kenë një rënie fizike por Cristiano është 33 dhe ka qenë një surprizë pozitive, kështu që nuk mund t’a thuash me siguri që kjo do të ndodhë.”
Me medaljen e Kupës së Botës në pronësinë e tij, të cilën e fitoi në vitin 2002, Kaka jep parashikimin e tij për këtë botëror.
”Brazili po shkon në rrugën e duhur,” shtoi ai.
”Ndaj Serbisë do të shohim nëse Brazili është plotësisht i fortë apo akoma duhet të punoje, por pas pjesës së dytë ndaj Kosta Rikës, kam një besim.”