Real Madridi vendosi të shiste Angel Di Marian në verën e vitit 2014 për t’a zëvendësuar atë me James Rodriguez dhe Argjentinasi e bëri të qartë që ishte i vetëdijshëm për atë që po ndodhte dhe që Madrilenët nuk dëshironin që ai të luante në finalen e kupës së botës në Brazil.
Di Maria thekson që Real Madridi nuk dëshironte që ai të rrezikonte dëmtimin dhe që e kishte kuptuar këtë kur doktori i skuadrës Daniel Martinez erdhi në stërvitje duke mbajtur në duar një letër, për të cilën thoshte se ka ardhur nga Real Madridi.
”E dija menjëherë se çfarë po ndodhte,” shpjegoi ai në një letër të hapur për ‘The Players Tribune.’
”Të gjithë kishin dëgjuar për thashethemet që Real Madridi dëshironte të blente James Rodriguez pas kupës së botës dhe unë e dija që ata do të më shisnin mua që të bënin vend për të.”
”Ata nuk donin që pasuria e tyre të dëmtohej. Ishte kaq e thjeshtë. Ky është biznesi që bëhet me futbollin dhe që njerëzit jo gjithmonë e shohin.”
”I thash Danielit (mjekut të ekipit) të më jape letrën. As që e hapa. Thjesht e grisa dhe e bëra copë më copë. Pastaj i thashë që t’a flakte tutje sepse ai që vendosja aty isha unë.”
Pavarësisht kësaj, Di Maria nuk luajti në finale dhe kjo për shkak të vendimit të trajnerit Alejandro Sabella.
”Sinqerisht dëshiroja të luaja atë ditë qoftë edhe nëse ajo ndeshje do të përfundonte karrierën time,” vazhdon Di Maria.
”Por poashtu nuk dëshiroja që t’i komplikoja gjërat për skuadrën tonë. U zgjova herët atë mëngjes dhe doja të shihja trajnerin tonë, Sabellan. Kishim një marëdhënie të afërt me të dhe i thash që doja të startoja, e dija se ai do të ndjente presionin për të më futur në lojë.”
”I thash në mënyrë të sinqertë, me dorën në zemër që duhet të më vendoste mes titullarëve. Kur doli të fliste përpara ekipit pak para se të fillonte ndeshja, Sabella tregoi që Enzo Perez do të startonte sepse ishte 100% në gjendje për të startuar.”
”Isha i qetë me atë vendim”, përfundon Di Maria.
Angel Di Maria nuk luajti aspak në atë finale për shkak të një dëmtimi të pësuar një ndeshje më parë.