Qendërmbrojtësi i kombëtares Spanjoll udhëtoi dimrin e kaluar në Munich për të intervistuar yllin Kolumbian të Bayern Munich brenda serive të intervistave ”The Players Tribune” dhe i rikujtoi festën e famshme të ditëlindjes së Cristiano Ronaldos në vitin 2015 që u përdor edhe nga vet Pique në festën e tripletës me frazën e tij: ”faleminderit Kevin Roldan, me ty filloi gjithçka”.
”Tani më pyet për këtë?”, tallej James përpara se të përgjigjej seriozisht. ”Nuk ndikoi asgjë në skuadër,” pranon Kolumbiani që ishte i dëmtuar dhe shkoi në festë me shkopinjtë ndihmues.
Në fund të intervistës, për më tepër, Pique i bëri një lëvdatë provokative Kolumbianit ku i potencoi që do e dëshironte tek Barcelona dhe se konsideronte që gjithmonë ka patur një profil për Barcelonën për shkak të mënyrës se si luan dhe se si e kupton futbollin