Keylor Navas vlerëson ardhjen e trajnerit të ri Julen Lopetegui dhe shpreson se do të jetë në planet e tij kur të përfundoj botërorin në Rusi me kombëtaren e Kosta Rikës.
Portjeri Madrilen në një intervistë për yashinquesada.com tha: ”Mendoj se është një trajner shumë i mirë dhe për këtë arriti në Real Madrid. Kam pasur mundësinë të bisedoj me të dhe shpresoj se do të jem në planet e tij kur të kthehem në Madrid.”
Kur u pyet për thashethemet nga largimi i mundshëm, Navas u përgjigj: ”Shpresoj se do të jap më të mirën për të dëshmuar se plotësoj kushtet për të vazhduar në këtë ekip.”