Julen Lopetegui tashmë ka filluar të mendojë për Real Madridit. Pas prezantimit të tij në javën e kaluar, trajneri Spanjoll po punon në Valdebebas duke përpiluar planin për sezonin e ri në krye të stolit Madrilen.
Kjo merkato pritet të jetë shumë e përfolur me tema të ndryshme nga Madridi si e ardhmja e Cristianos, Bale, e shumë lojtarëve tjerë dhe mundësia që të transferohet Neymar apo Hazard.
Sipas Daily Star, nënshkrimi i parë i Julen Lopetegui në Madrid mund të jetë superlojtari Francez i Lyonit, Nabil Fekir. Me 24 vjet mbi supet e tij, Fekir kaloi një sezon fantastik me klubin Francez ku në 40 paraqitje shënoi 23 gola dhe dhuroi 8 asistime. Liverpooli ishte afër nënshkrimit me të por që në fund dështoi procedurat e tyre.
Në anën tjetër, sipas mediumit anglez, Real Madridi e sheh Francezin si zëvëndësim perfekt për Kroos, Modric dhe Kovacic, pasi sezoni do të jetë i gjatë dhe klubi do të luajë në të gjitha kompeticionet.