Që nga sezoni i ardhshëm, akademisë së klubit do t’i shtohen dy përforcime me ADN të Barcelonës. Këta janë dy djemtë e ish lojtarit të Barcelonës, Eidur Gudjohnesn.
Dy djemtë e tij, Andry dhe Daniel do t’i bashkohen dy ekiepve zingjirore të akademisë së klubit Madrilen. Andry do t’i bashkohet ekipit Juvenil ndërsa Daniel do t’i bashkohet ekipit Infantil të akademisë së klubit.
Në vitin e kaluar, Andry ishte pjesë e akademisë së Espanyolit ndërsa Danieli ishte një nga perlat më të mëdha të Barcelonës, përkatësisht të akademisë La Masia.
Transferimi i dy vëllezërve në Madrid, e ka detyruar ish lojtarin Blaugran, Gudjohnsen të shikojë për një shtëpi në kryeqytetin Spanjoll.