Sergio Ramos vazhdon të tregojë aftësitë e tij që e bëjnë qendërmbrojtësin dhe liderin më të mirë në botë.
Kapiteni Madrilen dhe Spanjoll i cili po udhëheq Spanjën në botërorin që po mbahet në Rusi, gjatë stërvitjeve me kombëtare po gjen pak kohë të dhurojë edhe show për mediat që po ndjekin stërvitjen e tyre.
Në stërvitjen e djeshme, Ramos mori topin dhe qëlloi portën nga një kënd i vdekur afër rivënies këndore. Kapiteni këtë e kishte provuar edhe me Marcelon në stërvitjet e ekipit.
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme për më tepër: