Isco sonte luajti 90 minuta në fitoren e Spanjës ndaj Iranit me rezultat 0-1 në ndeshjen e dytë të tyre në botërorin Rusia 2018.
Mesfushori Madrilen bëri një gjest shembullor për një moment gjatë ndeshjes pasi me duart e tij e mori një zog që gjendej duke lëvizur nëpër fushë dhe e largoi jashtë fushës që mos të lëndohej nga ndonjë lojtar apo ndonjë lëvizje e topit.
Kamerat e ndeshjes e kapën momentin kur Isco mori zogun dhe e largoi jashtë vijave të fushës.