Gjatë një interviste ITV Sport, Patrice Evra ka zbuluar disa të pathëna për eksperiencat e përjetuara me Cristiano Ronaldon gjatë kohës kur ata luanin tek Manchester United. Francezi flet për gjenin kompetitiv të Portugezit në të gjitha aspektet e jetës së tij.
Ushqimi i Cristianos: ”U këshilloj që kur Cristiano të ju ftoje për të ngrënë në shtëpinë e tij, refuzojeni. Isha njëherë pas një stërvitjeje, po hanim dhe në tavolinë kishte sallatë, pulë dhe ujë. Asnjë pije freskuese. Mendoja se do të hanim më vonë prap, por jo.”
Pas drekës, më tepër stërvitje: ”Pasi hëngrëm drekën u ngrit në këmbë dhe filloi të luaje me topin. Më tha që do të luanim me një të prekur dhe i kërkova nëse mund të përfundoja ushqimin. Ai dëshironte të luante me të prekur dhe kështu bëmë. Pastaj, më kërkoi të shkonim në pishinë për të notuar. Më pyeti nëse kam ardhur vetëm për të ngrënë apo sepse kemi lojë nesër. I rekomandoj çdokujt që të mos shkoje të haje në shtëpinë e Cristianos, është një makinë dhe nuk dëshiron të ndalet së stërvituri.”
Cristiano, një fitues: ”Njëherë, Cristiano dhe Rio Ferdinand po luanin ping-pong dhe Rio e mposhti atë. Ne të gjithë bërtitëm dhe Ronaldo u mërzit. Pas kësaj ngjarje, ai çoi kushëririn t’i bleje një tavolinë ping-pongu. Për dy javë nuk dëgjuam gjë prej tij. Po praktikonte ping-pongun. Pas dy javësh, erdhi dhe e sfidoi Ferdinandin. Loja nuk kishte histori. Cristiano e mposhti përpara të gjithëve. Dhe ky është Cristiano Ronaldo.”