Aeroporti i Madeiras, që mban emrin e Cristiano Ronaldos tashmë ka një bust të ri. Me nënshkrimin e familjes, këtë javë ka ndryshuar skulptura që ishte vendosur vitin e kaluar, pasi u bë virale për shkak të mos-ngjashmërisë së madhe me fytyrën e Cristianos.
Skulptori i veprës, Emanuel Santos, mori shumë kritika përbustin e parë dhe kishte vendosur të krijoj një të rë që e përfundoi në muajin mars. Këtë javë, më në fund busti i ri i Portugezit gjendet i vendosur në aeroportin Cristiano Ronaldo.
Fotografia e mëposhtme tregon më së miri dallimin mes bustit të parë dhe bustit të ri të Cristianos në aeroportin e Maderias: