Nacho Fernandez luajti titullar ndaj Portugalisë dhe ishte protagonist i ndeshjes: shkaktoi një penallti dhe shënoi një supergol që i dhuroi epërsinë Spanjës pas një goditje të jashtëzakonshme.
Gjatë ditës së djeshme ai dha një intervistë në kampin e Spanjës për mediat e shumta që kishin shkuar të intervistojnë lojtarët Spanjoll dhe foli edhe për penalltinë që shkaktoi në Cristianon.
‘‘Unë e di se e preka Cristianon në momentin e penalltisë. Këto janë gjëra të futbollit.”, ishin fjalët e mbrojtësit Spanjoll për penalltinë që shkaktoi në bashkëlojtarin e tij Madrilen.
Ndërsa sa i përket supergolit të Portugezit nga gjuajtja e lirë, Nacho kishte vetëm fjalë të mira: ‘‘Ne tashmë e njohim atë, ai ka luajtur një ndeshje të mrekullueshme. Arma e tij është kjo, të shënoj gola dhe të bëj një ndeshje të mirë për publikun.”