Isco ishte lojtari që foli për mediat në Krasnodar në kampin e Spanjës, dy ditë para përballjes së dytë në botëror, ndaj Iranit.
Mesfushori Madrilen foli për mundësitë e kombëtares së tij në këtë botëror dhe nuk la pa folur edhe për trajnerin e ri në Madrid, Julen Lopetegui i cili u shkarkua nga Spanja për shkak se arriti marrëveshje me presidentin Perez që t’i bashkohet ekipit pas botërorit.
”Eshtë një lajm i mirë që Lopetegui ka nënshkruar për Madridin. Ai është trajner që e njoh atë për shumë vite, jemi takuar në të gjitha kategoritë e kombëtares. Në momentet kur nuk kisha asnjë rol protagonisti në ekipin tim, ai më dha besim dhe është një trajner i madh.”, ishin fjalët e Iscos për nënshkrimin e teknikut Spanjoll.
Rikujtojmë që Isco ishte lojtari kryesor i Spanjës nën udhëheqjen e Lopeteguit në 20 ndeshje të cilat nuk pësuan asnjë humbje.