Mesfushori Spanjoll i Chelseas, Cesc Fabregas, ishte i pranishëm në studion e BBC, gjatë kohës së ndeshjes që po zhvillonte Gjermania ndaj Meksikës në botëror dhe analizoi lojën e dy kombëtareve.
Ish lojtari Blaugran lavdëroi shumë Toni Kroos duke thënë se gjithmonë i pëlqen stili i lojës së tij.
”Kroos e bën futbollin të duket i thjeshtë. Ai është gjithmonë në dispozicion dhe i qetë me topin. Nëse lëvizja e tij e parë është mirë, do të gjej ty. Ai është një lloj i lojtarit që gjithmonë do të jetë në ekipin tim.”, ishin fjalët e Fabregas për mesfushorin gjerman Madrilen.
Rikujtojmë që Fabregas nuk është pjesë e Spanjës në botërorin që po zhvillohet në Rusi.