Sulmuesi i ri Portugez i Milanit, André Silva ka dhënë një intervistë për mediat e pranishme në kampin e Portugalisë në Rusi, në të cilën ka folur për rëndësinë e Cristiano Ronaldos në kombëtaren e tij dhe për ngjashmëritë që ka me të.
”Eshtë një ëndërr për të luajtur me Cristianon. Cdo gjë është me e lehtë pasi është më i miri në botë. Cristiano i bën gjërat më të lehta, ne e kuptojmë mirë njëri tjetrin dhe jam shumë i lumtur që luaj përkrah tij.”, ishin fjalët e Silvas për atë se cfarë do të thotë të luash me Cristianos.
Sa i përket karakteristikave të tij që do t’a plotësonin Cristianon ai shtoi: ”Cristiano është kapiteni ynë. Kur ai ka nevojë për dicka, unë përpiqem të jem aty. Dhe kur kam nevojë për dicka, ai është gjithmonë aty. Kur Cristiano është përpara, unë rikthehem mbrapa të mbrohem. Kur të dytë jemi përpara, krijojmë hapësirë për njëri tjetrin. Kjo ka ndodhur në të kaluarën dhe shpresojmë që kjo të ndodhë përsëri.”