Sergio Ramos i kishte bërë me shenjë dhe fliste me David De Gean në penalltinë e Cristiano Ronaldos, në ndeshjen e së premtës ndërmjet Spanjës dhe Portugalisë që përfundoi me barazim 3-3.
Cristiano fitoi penallti në minutën e 4’të dhe në momentin kur po bëhej gati të gjuante atë, ishte kapiteni Ramos ai që i tregonte se ku do të gjuajë penalltinë Portugezi.
De Gea u gjuajt në krahun e djathtë të tij, ndërsa Portugezi gjuajti në anën e kundërtë në të majtën, dicka që bëri fjalët e kapitenit dhe portjerit Spanjoll të dështojnë.
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme për më tepër: