Supergoli i Cristiano Ronaldo ndaj Spanjës që barazoi rezultatin në 3-3, gëzoi shumë lojtarët Portugez por që njëri prej tyre nuk iu bashkua festës së ekipit Portugez.
Arsyeja pse një lojtar Portugez nuk festoi supergolin e Cristianos dhe qëndroi pak metra larg festës së bashkëlojtarëve (sic e shihni në foto) është sepse sipas FIFA-s, nëse një ekip feston me të gjithë lojtarët jashtë vijave të fushës, atëherë ekipi kundërshtar mund t’a fillojë ndeshjen.
Natyrisht se ky është një rregull i ri dhe që ndoshta pak prej nesh e kemi ditur, por ndeshja Portugali-Spanjë, na e mësoi këtë.