Julen Lopetegui do të përdorë planin e Zinedine Zidane. Ish trajneri Madrilen kishte vendosur që pjesa më e madhe e parasezonit të zhvillohet në Valdebebas, dhe kjo do të përdoret edhe nga trajneri i ri i ekipit.
Risia e vetme e dakorduar me planin e Zidane ëhstë miqësorja kundër Puebla më 28 korrik në Meksikë/ Kjo ndeshje do t’a detyrojë ekipin Madrilen të udhëtojë në Amerikë për 72 orë. Do të luajë më 27 korrik në vend të 30. Pastaj vijnë ndeshjet në International Champions Cup kundër United më 31 korrik, kundër Juventusit më 4 korrik dhe Romës më 7 korrik, para se të kthehet në Spanjë dhe të rikuperohen para ndeshjes ndaj Atletico Madridit më 15 gusht në Tallin.
Lopetegui kaloi ditët e fundit në qendrën stërvitore në Valdebebas që të njoh më shumë vendin ku do të fillojë punën në muajin e ardhshëm. Ai kaloi vetëm ditët e para të javës së punës që pirtet të jenë shumë intensive.