Qendërmbrojtësi Madrilen, Jesus Vallejo e ka besimin e plotë të trajnerit të ri Madrilen, Julien Lopetegui.
Mbrojtësi 21 vjeçar flitej se do të largohej nga kampi Madrilen, por ardhja e Lopeteguit ka ndryshuar gjithçka.
Lojtari e di se trajneri spanjoll iu beson dhe iu jep shumë mundësi lojtarëve të rinj. Kjo e shtyrë atë të ndryshojë mendim.
Vallejo sezonin e kaluar e nisi si i dëmtuar, për të debutuar pastaj në Copa del Rey. Ndeshja ndaj Sevilles ishte ndeshja e parë e tij me Real Madridin në La Liga.
Mediet spanjolle 21 vjeçarin Vallejo e konsiderojnë si pasardhës të Sergio Ramosit.