Në prag të ndeshjes hapëse ndaj Zvicrës, që do të zhvillohet nesër në ora 20:00, Neymar ka dhënë një deklaratë interesante që ka kapur vëmendjen e të gjithë mediave.
”Për të qenë modest, ndjehem lojtari më i mirë në botë sepse Messi dhe Ronaldo janë nga një tjetër planet, kështu që jam unë numri një (qeshet)’‘, u shpreh Neymar, i cili prej kohësh tashmë është i lidhur me një kalim të mundshëm në Real Madrid.
”Gjithmonë tentoj të jem prej më të mirëve por tani jam i fokusuar vetëm tek fitimi i Kupës së Botës,” përfundoi Neymar, që me një Brazil të inspiruar do të tentoje të shkruaje historinë në Rusinë e largët.