Real Madridi ka një trajner të ri tashmë me Julen Lopeteguin të vendosur në krye të skuadrës për të zëvendësuar Zinedine Zidane, por ndihmës-kapiteni i Madrilenëve Marcelo, nuk mendon për këtë zhvillim në këtë moment.
Për momentin, ai është i fokusuar vetëm tek Brazili, veçanërisht pasi është caktuar kapiten për ndeshjen hapëse ndaj Zvicrës.
”Si ishte pyetja?”, potencoi Marcelo gjatë konferencës për media kur u pyet për Lopeteguin, përpara se të evitonte pyetjen.
Zyrtari i konferencës për media intervenoi poashtu, për të thënë që anësori do të diskutonte vetëm çështjet e kombëtares.
Njëra nga çështjet ishte arsyeja e vendosjes së Marcelos si kapiten për ndeshjen hapëse ndaj Zvicrës, diçka për të cilën lojtari është shumë krenar.
”Jam ndihmës-kapiten i Real Madridit dhe kam qenë i tillë që kur isha 26 vjeç, kështu që mendoj se mund të kontriboj me eksperiencën time këtu në kombëtare,” tha ai.
”Kuptohet që jam i kënaqur që do jem kapiten i Brazilit nesër, sepse të përfaqësoj vendin tim është diçka që kam ëndërruar që kur isha fëmijë.”
”Veshja e shiritit të kapitenit në ndeshjen hapëse është diçka tepër e çmuar.”
”Kam fituar eksperiencë dhe njohuri gjatë kësaj kohë. Tentoj të ndihmoj kombëtaren me pëprjekjet dhe lumturinë time.”
”Jap gjithçka për të ndihmuar skuadrën dhe shpresoj që eksperienca ime të ndihmoje. Por ajo që ka rëndësi në fund të fundit, është që i gjithë ekipi të ndihmoje.”
Brazili luan të Dielën ndeshjen hapëse ndaj Zvicrës në ora 20:00.