Trajneri i ri i Real Madridit, Julien Lopetegui është opsioni më i mirë që lojtarët e rinj të ekipit si Asensio e Vinicius Jr të zhvillohen dhe të marrin hapat e duhur e të bërit lojtarë të klasit botëror.
Kjo teori mbështet në atë që trajneri spanjoll e ka dëshmuar tek të dy lojtaret e tjerë Madrilen: Isco e Casemiro. Dyshja në fjalë tani janë ndër mesfushoret më të mirë në botë në pozitat e tyre përkatëse.
Casemiro. U largua nga Reali për tu huazuar në Porto. Ardhjen e tij po e priste Julien Lopetegui. Ky i fundit e mori Casemiron nën-urdhërat e tij, i dhuroi çdo minutë të mundhshme, madje e inkurajoi që të praktikonte më tepër goditjet nga distanca.
Casemiro u rrit si lojtarë dhe Real Madridi vendosi ta rikthejë në ekip. Aktualisht është i padiskutueshëm në formacionin bazë të klubit Madrilen. Braziliani ka fituar 4 nga 4 finalet e luajtura të Champions Leagues me Real Madridin. Konsiderohet nga mediet ndërkombëtare si një ndër mesfushoret defansiv më të mirë në botë.
Por Casemiro nuk është shembulli i tij i vetëm. Julen Lopetegui ishte mentor i Iscos kur ky i fundit ishte e pjesë kombëtares U21 të Spanjës.
Lopetegui e pelqen shumë mënyrën sesi Isco luan futboll. Trajneri spanjoll sa ishte në krye të Spanjës gjithmonë e ftoi dhe inkuadroi Iscon në formacionin startues. Nën-urdhërat e tij, Isco tregoi futbollin më të mirë të karrierës se tij me Spanjën.
Asensio e Vinicius, lojtaret që pritet të përfitojnë me se shumti nga Lopetegui
Dyshja e re Madrilene, Asensio e Vinicus Jr janë lojtaret që pritet të fitojnë me se shumti nën-urdhërat e Lopeteguit. I pari tashmë e ka provuar ndjenjën e të stërviturit nën-urdhërat e Lopeteguit sepse është ftuar gjithmonë nga kombëtarja e Spanjës sa ky i fundit ishte në krye të saj.
Nga ana tjetër, Vinicius që ishte i etur për tu stërvitur me Zidane e ka pritur me optimizëm ardhjen e trajnerit te ri Lopetegui sepse e di që këtij të fundit i pëlqejnë lojtarët e rinj.