Zlatan Ibrahimovic ishte i ftuar në Bein Sports për të analizuar botërorin dhe evolucionin e Suedisë.
Sulmuesi ka folur për mungesën e tij në botëror dhe mungesën e Karim Benzemas gjithashtu për ekipin e Francës në këtë botëror. Ai u tregua shumë kritik drejt Didier Deschamps duke vlerësuar lartë sulmuesin Madrilen.
”Për mua nuk është normale që Benzema nuk është pjesë e ekipit të Francës. Eshtë një nga më të mirët në botë, ka fituar Champions Leaguen, luan në Madrid. Nëse ky lojtar nuk është i mirë për këtë ekip, përzegjedhësi Deschamps nuk duhet të jetë në Rusi dhe Benzema po. Eshtë qesharake, nuk ka kuptim.”, ishin fjalët e sulmuesit boshnjak me pasaportë suedeze.