Florentino Perez ishte i pari që mori fjalën në prezantimin e Julen Lopeteguit si trajner i ri i ekipit. Presidenti i dhuroi mirëseardhje trajnerit të ri dhe u shpreh shumë i prekur nga situata që ka përjetuar Julen në 48 orët e fundit.
”Ky është një eveniment që është planifikuar të mbahet pas botërorit dhe pas një tjetër triumfi nga kombëtarja jonë. Ishte një reagim i thellë i keqkuptimit dhe krenarisë, që synonte goditjen e prestigjit të Real Madridit.”
”Eshtë një kënaqësi e madhe për të prezantuar trajnerin e ri të Real Madridit. Sot i urojmë mirëseardhje dikujt që e njeh këtë shtëpi shumë mirë. I nderuari Julen, ju do të ndjeni mbështetjen dhe dashurinë e të gjithëve nga ne. Mirësevjen në shtëpinë tënde dhe në Real Madrid. Ti ke qenë lojtar dhe trajner i Castillas. Nga tani ju keni përgjegjësinë e drejtimit të një ekipi që është legjendë.”
”Ne vendosëm t’a bënim publike marrëveshjen me Lopetegui si një akt të transparencës para botërorit për të shmangur rrjedhat. Shkarkimi i Lopeteguit ishte joproporcional nga Rubial, i padrejtë dhe i padëgjuar. Ishte një reagim absurd për shkak të krenarisë.”
”Nuk kishte qenë asnjë arsye që Julen Lopetegui të mos jetë nesër trajner i Spanjës. Asnjëherë më parë nuk është larguar një trajner nga kombëtarja pasi ka arritur marrëveshje t’i bashkohet një klubi pas botërorit apo europianit. E di se sot është një ditë me plot emocione dhe ndjenja, sepse e di që ke ëndërruar për botërorin.”
”Ti po kthehesh në shtëpinë tënde sot. Julen, ti e ke menaxhuar se si të mos dini humbje me kombëtaren tonë. Endërrat tua ishin të pajtueshme, ke mundur t’a fitosh botërorin dhe pastaj të vini në klubin e ëndërrave tuaja.”