Julen Lopetegui është prezantuar si trajner i Real Madridit para pak minutave në Bernabeu.
Fjalët e para të Lopeteguit si trajner Madrilen ishin mjaftë emocionuese saqë ai shpërtheu në lot.
”Shpresoj se nuk do të marr shumë emocione. Faleminderit shumë presidentit, faleminderit shumë Real Madridit. E di se ku jam. Do të luftojmë të jemi në historinë e klubit dhe t’a shtojmë atë.”
”Real Madridi synon të fitojë gjithcka dhe ne do të përpiqemi. Ndihem sikur jam pjesë e kësaj familje. Dje ishte dita më e hidhur e jetës time që nga vdekja e nënës time (qan). Por sot ishte dita më e lumtur e jetës time.”