Julen Lopetegui do të debutojë si trajner Madrilen më 28 korrik ndaj ekipit meksikan Club Puebla, që do të jetë ndeshja e parë parasezonale e ekipit.
Ekipi fillon trajnimin më 17 korrik, me lojtarët e Castillas, dhe ata që nuk janë në botëror si Benzema, Casilla, dhe me lojtarët e ri të ekipit Ceballos, Llorente dhe Mayoral.
Përvec kësaj ndeshje, ekipi në parasezonin e këtij viti do të luajë edhe në International Champions Cup, ndaj Man UTD, Juventusit dhe Romas.
Duhet të rikujtojmë se ndeshja e parë zyrtare e ekipit me trajnerin Spanjoll do të jetë më 15 gusht në finalen e Superkupës së Europës kundër Atletico Madridit.