Julen Lopetegui tani mund të fillojë etapën e re të Madridit. Etapën e lënë nga Zidane. Dhe do të jetë në gjendje t’a bëjë atë qysh nga dita e sotme pasi është shkarkuar nga kombëtarja e Spanjës, sic nuk pritej aspak. Transferimet, presidenti, Cristiano,, janë disa nga gjërat që trajneri i ri do të përballet.
Lopetegui do të prezantohet si trajner Madrilen në pasditen e sotme dhe menjëherë pas ngjarjes ai duhet të vendosë cështjet e para si trajner i ri i ekipit.
Odriozola, Alisson, Cristiano, Bale…janë disa nga emrat që do të jenë në tavolinë për trajnerin e ri. Kombëtarja Spanjolle tashmë është një histori për Lopeteguin, dhe është i obliguar të aktivizojë modën e quajtur ‘Real Madrid’.