Xavi Hernandez ka analizuar shkarkimin e Julen Lopetegui nga detyra e trajnerit të kombëtares së Spanjës, dy ditë para ndeshjes së parë të Spanjës në botëror ndaj Portugalisë.
”Vendimi i Luis Rubiales nuk ishte i lehtë, po ishte i drejtë pasi Federata është mbi të gjitha.”, ishin fjalët e ish lojtarit Blaugran për Radio Marca.
Sa i përket transferimit të tij në Madrid, Xavi nuk ka dashur të komentojë: ”Nuk jam persioni më i mirë për të folur rreth kësaj, por nuk ishte momenti më i përshtatshëm.’‘
Ndërsa në fund, ish lojtar Balugran ka folur edhe për ndikimet që mund të ketë kjo situatë në botëror: ”Nuk e di, lojtarët i ndjejnë ngjyrat e kombëtares dhe sigurisht që do të paraqiten mirë në botëror. Lidershipi nuk mungon, është Ramos, Pique, Iniesta..ka njerëz shumë të përgatitur dhe një atmosferë shumë e mirë.”