Julen Lopetegui është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Spanjës, ka njoftuar Luis Rubiales në konferencë për shtyp: ”Ne kemi qenë të detyruar të jemi pa Lopetegui.” Pas një mëngjesi me tensione në Krasnodar, Rubiales njoftoi vendimin për të shkarkuar trajnerin Bask, pavarësisht se ka folur me lojtarët.
”Nuk do të ndjehem i tradhëtuar pasi Julen ka bërë një punë të paepur. Jemi të detyruar nga mënyra se si janë bërë gjërat. Ai është një profesionist, por format nuk kanë qenë korrekte. Nëse dikush dëshiron që të negociojë me ndonjë punonjës të Federatës duhet të flasin me punëtorin por edhe me Federatën. Kombëtarja është më e rëndësishmja dhe botërori është maksiumi.”, thotë presidenti i Federatës së futbollit në Spanjë.
Nënshkrimi i Julen për Real Madridin befasoi të gjithë dhe i solli shkarkimin e tij vetëm 48 orë para ndeshjes ndaj Portugalisë.
”Nuk ka zëvëndësues ende. Cdo gjë është bërë me një shtrëngim duarsh. Eshtë një trajner i madh. Unë e kuptova 5 minuta para zyrtarizimit. Kam folur me lojtarët dhe mund të ju garantoj se ata do të bëjnë gjithcka sëbashku me trajnerin e ri. Ishim në një situatë të vështirë. Jemi të gjithë të prekur. I kam dhënë shpjegimet e mia lojtarëve dhe ata e kanë kuptuar”, tha presidenti i federatës së futbollit Spanjoll.
”Nuk mund të bëni gjëra të tilla, 5 minuta para se të bëhet zyrtare. Unë kërkova që të mos bëhej asgjë, erdha nga Moska sepse kjo është cështje e rëndësishme. Duhej të reagonim, e pash në shtyp. Ka ndodhur tashmë dhe për shkak të përgjegjësisë, unë e di se cdo gjë që bëjë, do të ketë kritika”, vazhdoi ai.
”Jueln do të kishte pëlqyer që gjërat të bëheshin ndryshe. Real Madridi kërkoi një trajner dhe më mirë. Eshtë e ligjshme. Nuk i kam gjykuar ata. Cdokush që ka marrë drejtimin e atij klubit është përgjegjës. Nuk mund të bëhen gjërat kështu dhe më pak se 5 minuta para zyrtarizimit. Kemi qenë të detyruar për të marrë këtë vendim sepse kombëtarja është e popullit Spanjoll. Duket mirë e rëndësishme, por se si janë bërë gjërat edhe më shumë.”, përfundoi Rubiales.