Alvaro Odriozola është më afër se kurrë të vishet me fanellën e klubit. Arsyeja nuk është asgjë tjetër përvec se arritja e Julen Lopeteguit në stolin Madrilen. Një trajner i cili gjithmonë ka mbajtur besimin e mbrojtësit të Real Sociedadit. Aq shumë, saqë me vetëm 22 vjet është zgjedhur në listën e lojtarëve për të luajtur në botërorin në Rusi, përpara lojtarëve tjerë dhe para Sergi Robertos të Barcelonës.
Fakti është se tani, Julen mund të jetë shtytja e fundit që Odriozola të nënshkruajë për klubin. E fundit është se klubi vazhdimisht ka interesim për të në muajt e fundit. Klazuola e tij prej 40 milionë euro nuk ka qenë kurrë një problem për klubin, pasi e shohin si zëvëndësues ideal për Carvajal. Duket se Achraf do të huazohet në ndonjë klub në sezonin e ri. Në Valdebebas e shohin Odriozolan si nënshkrimin e ardhshëm, pasi konsiderohet një nga premtimet e mëdha të futbollit spanjoll. Për të kanë shprehur inteesim edhe PSG, Monaco dhe Atletico.