Julen Lopetegui u shkarkua nga Federata e futbollit tc Spanjës vetëm 1 ditë pasi u zyrtarizua si trajner i Real Madridit për 3 vitet e ardhshme.
Tekniku Spanjoll kishte planifikuar që pas botërorit t’i bashkohet klubit por shkarkimi i tij nga pozita e trajnerit të Spanjës, e ka detyruar atë të largohet menjëherë nga kampi i Spanjës në Rusi, saktësisht në Krasnodar.
Julen u largua sot rreth orës 14:00 nga kampi stërvitor i Spanjës dhe dukej i trishtuar nga situatat që ndodhën në 24 orët e fundit.
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme ku shfaqet Julen duke u larguar nga kampi i Spanjës: