Zinedine Zidane i cili të dielën ndoqi nga afër finalen e Roland Garros, u shfaq përsëri dje në një eveniment në kryeqytetin Francez. Ish tekniku Madrilen tha se ende nuk është i qartë për atë që do të bëjë në sezonin e ardhshëm.
”Jam duke pushuar dhe nuk e di se cfarë do të bëjë. Gjëja më e rëndësishme është vendimi që kam marrë. Ne do të shohim se cfarë do të ndodhë më pas.”, ishin fjalët e Zidane.
Francezi u takua me Lauretn Blanc, Your Djorkaeff, Fabien Barthez, Christian Karambeu dhe Robert Pires në inagurimin e një parku lojërash të Adidasit në Saint Denis, afër Stade de France në Paris. Nga atje ai siguroi se nuk kishte asgjë të planifikuar kur vendosi t’i jap fund punës si trajner Madrilen para dy javësh.
Gjithashtu ai diskutoi edhe për mundësitë që ka kombëtarja e tij në botëror: ”Ky ekip ka potencial të vërtetë, shpresoj që të arrijnë sa më shumë dhe pse jo, për të fituar botërorin.”