Fati e sjell trajnerin e ri Madrilen, Julen Lopetegui, që të luaj pikërisht ndaj Cristiano Ronaldos në ndeshjen e parë të botërorit, të premten me fillim në ora 20:00.
Do të jetë takimi i parë i Lopetegui me lojtarin që do t’a stërvis për tri vitet e ardhshme nëse Portugezi vazhdon në Madrid. Dhe cfarë mendon Lopetegui për Cristianon. Pa shkuar më tej, në një intervistë të dhënë gjatë ditës së djeshme për TVE ai tha këto fjalë për Portugezin:
”Cristiano Ronaldo është një lojtar i epokës dhe Portugalia ka një ekip madhështorë, është kampion i Europvs. Ekipet e madhe janë plotë me lojtarë të mëdhenjë. Në anën tjetër, e ardhmja e Cristianos nuk është një pyetje që ka rëndësi për mua.”, ishin fjalët e Lopetegui në ditën e djeshme në një intervistë.
Ndërsa në të kaluarën, trajneri Spanjoll e konsideronte si një nga lojtarët më të mirë të historisë: ”Ai është lojtari që ka pasur më së shumti merita ndonjëherë. Ka qenë në gjendje të jetojë me Messin, të marrë triumfe individuale dhe kolektive. Eshtë një luftëtar i jashtëzakonshëm dhe bazohet në diciplinë, punë dhe përmirësim. Ai ka qenë kyc në zhveshtore gjatë shumë vite. Në nivelin mental, është më i fortë se të gjithë.”, ishin fjalët e trajnerit të ri Madrilen për Cristianon më 31 maj, ditën kur dha dorëheqje Zidane.
Në të njejtën intervistë, ai dha opinionin e tij edhe për Messin: ”Eshtë lojtari më i mirë që kam njohur ndonjëherë. Eshtë shumë e vështirë të shohim si ai. Askush nuk ka bërë dallimet në vazhdime në skenare të ndryshme. Eshtë një kënaqësi për t’a shikuar duke luajtur. Për mua, më i miri i historisë.”