Keylor Navas ka dhënë një intervistë për Marcan në të cilën ka folur për shumë tema dhe njëra nga to ishin edhe koha që po kalon në Madrid dhe dashuria e tifozëve Madrilen për të.
”Në zemrën time kam parë gjithmonë gjëra të mundshme. E dija se nëse përpiqem fortë dhe Zoti të jep shëndet, mund të arrish gjithcka. Pra, cdo ditë falënderoj familjen time që më ka dhënë këtë mentalitet. Kam pasur rastin të luaj në Real Madrid, tani një botëror. Janë gjëra shumë të mira dhe që unë i kam parë gjithmonë si të mundura.”
”Dashuria që tifozët e Real Madridit tregojnë për mua është dicka e pabesueshme dhe jam shumë mirënjohës për të gjithë tifozët. Pavarësisht nga situata sportive që unë jetoj, ata janë gjithmonë pranë meje dhe më mbështesin. Në stadium gjithmonë kam anën e tyre të brohoritjeve që më motivon dhe në rrugë njerëzit me mirësi tregojnë dashurinë e tyre. Njerëzit më thonë ‘mos u largoi, ju duam këtu’, dhe kjo gjithmonë më ngushëllon shumë.”