Julen Lopetegui do të jetë trajneri i ri i ekipit por nuk do të fillojë punën e re deri kthimit të Spanjës nga botërori Rusia 2018. Udhëheqësit Madrilen filluan bisedimet me të kur opsioni i parë Mauricio Pochettino u bë një nënshkrim i pamundur.
Presidenti i federatës së futbollit Spanjoll, Luis Rubiales ka qenë i vetëdijshëm për negociatat ndërmjet Real Madridit dhe trajnerit, duke dhënë pëlqimin e tij për fillimin e bisedimeve. Lopetegui rinovoi kontratën e tij me ekipin kombëtare para pak muajsh, por presidenti i ri i futbollit Spanjoll nuk e ka penguar Madridin të negociojë me të.
Lopetegui ishte zëvëndësuesi i Del Bosques duke ka fituar respektin e plotë të zhveshtores në kombëtare e Spanjës dhe kjo ishte arsyeja kryesore pse klubi e konsideron të denjë si zëvëndësues për Zidane.
Gjithashtu Sergio Ramos ka një lidhje shumë të ngushtë me trajnerin Spanjoll dhe i ka shprehur mbështetjen e plotë në sfidën e ardhshme, duke i thënë një po menjëherë angazhimit të tij si trajner i ri i ekipit.