Real Madridi duket të jetë akoma në treg për një tjetër potier dhe tani me Zinedine Zidane të larguar, hierarkia e klubit do të shikoje për një portier pa mos patur bllokimin e trajnerin dhe një afrim i Alisson Becker është shumë i mundshëm, ashtu siç edhe vet lojtari theksoi gjatë ditës së djeshme.
Gardiani i Romës dëshiron që e ardhmja e tij të zgjidhet përpara fillimit të Kupës së botës për t’i lejuar atij që të fokusohet plotësisht tek kombëtarja.
”Le të shohim nëse do të ndodhë diçka brenda kësaj jave..” theksoi ai përpara gazetarëve pas fitores 3-0 ndaj Austrisë.
”Shpresoj të zgjidhet përpara fillimit të botërorit, kjo është ajo që dua, për të qenë i sinqertë.”
”U kam lënë përgjegjësinë e negociatave përfaqësuesëve të mi.”
Me vetëm pak ditë të mbetura deri në ndeshjen hapëse të botërorit, mund të mos ketë dhe shumë kohë për të përmbyllur një lëvizje të mundëshme.
”Nëse nuk është përpara ndeshjes së parë, atëherë do të bëhet pas Kupës së botës, kështu mendoj me 100%,” vazhdoi Alisson.
”Janë disa opsione dhe ne po punojmë për të gjithë opsionet, me respekt ndaj Romës.”