Trajneri i kombëtares së Brazilit, Tite, ishte i zemëruar në ditën e djeshme me thashethemet që e lidhnin atë me pozitën e trajnerit të Real Madridit pas përfundimit të botërorit Rusia 2018.
Në një konferencë për shtyp në Vienë të Austrisë, tekniku Brazilian ka hedhur poshtë këto thashetheme duke shprehur pakënaqësitë ndaj portalit ‘Radio Sagres’ që publikoi këtë lajm.
”Nuk kam pasur kontakt me askënd. Gilmar Veloz (agjenti i tij) nuk ka folur me askënd gjithashtu. Eshtë fjala ime. Jam shumë i respektueshëm për vendin ku jam dhe për objektivat dhe përgjegjësitë. Gazetari i cili foli këto është një gënjeshtar. Kam qenë shumë i zemëruar me lajmin se do të jem në Madrid pas botërorit. Mos mëthoni se cfarë është më konkretisht. Kur njerëzit kanë sjellje, kjo nuk ndodh. Unë po them të vërtetën.”, ishin fjalët e Tite i cili po zhvillon përgatitjet e fundit me Brazilin para fillimit të botërorit.