Ka pak njerëz në Francë të cilët nuk e kanë dhënë mendimin e tyre për mungesën e Karim Benzemas në kombëtaren e Francës në 3 vitet e fundit. Me arritjen e botërorit Rusia 2018, ka folur edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron rreth sulmuesit Madrilen për Telefoot.
”Jam president i shtetit, nuk jam trajner i Francës. E dua futbollin dhe mund të jap mendimin tim, por në fund, ai që është i detyruar me zgjedhjen e ekipit është Didier Deschamps, dhe kam besim në të.”, ishin fjalët e Macron rreth përzgjedhjes së 23 lojtarëve që do t’a përfaqësojnë vendin e tij në botërorin e këtij viti.
Ndërsa sa i përket mungesës së Benzemas, ai tha: ”Kjo nuk ndryshon cilësitë e Karim Benzemas me Real Madridin. Ai ka shkëlqyer në Spanjë dhe ka bërë ndeshje të mira si ajo në finale të Champions League. Ka rregulla. Trajneri e di se edhe një lojtar i talentuar, në qoftë se nuk luan me grupin mund të shpërbëjë çdo gjë.”