Klubi do të përpiqet të zyrtarizojë trajnerin e ri para ditës së enjte, kur fillon botërori në Rusi. Tashmë kanë shkuar 10 ditë pas dorëheqjes së Zidane dhe situata e trajnerit të ri mbete e paralizuar, pasi trajneri i ri do të duhet të planifikojë parasezonin 2018/19.
Përvec kësaj, Madridi nuk e lë pas dore ndikimin e medias që kanë raportuar se duhet të zyrtarizojnë trajnerin e ri para botërorit. Botërori do të ngadalësonte shumë operacione pasi tërheq vëmendjen e të gjithëve.
Kjo është arsyeja pse klubi është duke bërë përpjekjet e tyre për të nënshkruar me zëvëndësuesin e Francezit. Strategjia e parë është me Pochettino dhe e dyta me Klopp. Argjentinasi është opsioni i parë por problemi qëndron tek presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy që nuk e konsideron largimin e tij.
Në shtëtpi, Guti po vazhdon të pres dhe është një nga opsionet për të marrë drejtimin e ekipit. Trajnerët tjerë si Low, Allegri dhe Tite, kanë përjashtuar mundësitë e tyre që të marrin vendin e Zidane.