Eden Hazard e ka lënë të ardhmen e tij në ajër. Lojtari i Chelseas dëshiron të dijë planet e klubit Londinez para se të vendos të qëndrojë apo të largohet nga ta. Mungesa e Chelseas në Champions League mund t’a dërgojë lojtarin Belg të largohet nga Premier League.
Një nga destinacionet e mundshme është klubi i Realit që vazhdimisht ka shprehur interesim të madh për të, por gjithashtu edhe Man City po qëndron i vëmendshëm në këtë situatë të Hazard.
”Po, unë dua të di nëse kemi një trajner të ri apo lojtarë. Gjithmonë është mirë të dini, sepse dua të shoh se cfarë lojtarë mund të jenë në Chelsea në sezonin e ardhshëm. Por, për të qenë i drejtë, merkato e transferimeve nuk është ende e hapur dhe duhet të shohim më vonë.”, ishin fjalët e Hazard në një intervistë në kampin e kombëtares së tij para botërorit duke e lënë të hapur mundësinë që mund të largohet nga Anglia.