Në një intervistë të dhënë për të përditshmen MARCA, njëri nga senzacionet absolut të sezonit që lam pas, Mohamed Salah, rikthehet të flasë për finalen e Kiev, objektivat, mënyrën se si u ndje pas dëmtimit dhe komentet e Sergio Ramos.
Intervista u nda në dy pjesë, një përpara finales dhe një pas finales, dhe kjo është e para në të cilën Salah shpjegon ndjenjat e tij për aksionin me Ramos që shkaktoi aq shumë polemika.
Si është dëmtmi? Do të luani në ndeshjen e parë?
”Tani jam më mirë. Shpresoj të luaj ndeshjen e parë ndaj Uruguajit, por kjo do të varet se si do të ndjehem kur ndeshja të afrohet.”
Dëmtimi në Kiev, mënyra se si u larguat nga finalja e Champions Leagues, ishte momenti më i keq në karrierën tuaj?
”Po, ai ishte momenti më i keq i karrierës time.”
Është thënë shumë për rënien tuaj në aksionin me Sergio Ramos. Mendoni se ishte normale?
”Nuk e di. Ndoshta mund të kishte qenë..”
Sergio Ramos theksonte disa ditë më parë: ”E kam parë aksionin mirë, ai kap krahun tim dhe bie nga ana tjetër, në fakt ai dëmton krahun tjetër.” Çfarë mendoni për këtë?
”Është qesharake…”
Ramos poashtu potencoi që ”nëse ai personalisht do të kishte një injeksion, do të mund të kishte luajtur madje edhe pjesën e dytë”. Pajtoheni me këtë?
”[Qeshet]. Komenti im është që duket gjithmonë OK kur ai i cili ju bën të qani në fillim, pastaj ju bën të qeshni. Mbase ai mund të më tregoje edhe nëse do të jem gati për Kupën e Botës?”
Sergio ju dërgoi një mesazh..
”Më dërgoi një mesazh por unë asnjëherë nuk i thash që ishte ‘OK’.”